LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner pozon e zhveshur dhe e mbuluar me gjak për të promovuar koleksionin e ri të “Kylie Cosmetics”

Kylie Jenner pozon e zhveshur dhe e mbuluar me gjak për të promovuar koleksionin e ri të “Kylie Cosmetics”

Fansat e Kylie Jenner mbetën të habitur pasi ajo pozoi e zhveshur ndërsa ishte e mbuluar me gjak në një postim në Instagram që promovonte bashkëpunimin e saj të ardhshëm të koleksioni të ri të kozmetikës “Nightmare On Elm Street”.

Miliarderja 24-vjeçare, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë ndau imazhe të reja të hënën mbrëma (11 tetor) të cilat u cilësuan si ‘shqetësuese’ nga disa prej 275 milionë ndjekësve të saj, shkruan DailyMail.

Ajo e zhyti trupin e saj të zhveshur në gjak për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.


Foto: Kylie Jener/Instagram

Kylie pozoi në disa foto të ‘frikshme’ ndërsa gjaku i rremë mbuloi lëkurën e saj ku shihet ulur në një sfond të thjeshtë të bardhë.

Flokët e saj të gjatë dhe ngjyrë kafe të errët ishin të lagur dhe të valëzuara të cilat i la të lira mbi shpinë, ndërsa ajo mbulonte gjoksin me duart e saj.

Foto: Kylie Jener/Instagram

Ajo ndau një pamje tjetër, në dhomën e gjumit, ku u ul nëpër çarçafë me lule e veshur me një trupore të bardhë dhe çizme lëkure të kuqe.

Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroi koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës “Kylie Cosmetics”.

Foto: Kylie Cosmetics/Instagram

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin Wes Craven të vitit 1984 si frymëzimin e saj për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film, horri Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë gra.

Ndryshe, Kylie është shtatzënë për herë të dytë nga lidhja me reperin, Travis Scott me të cilin ka edhe një vajzë, Stormi. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori