LAJMI I FUNDIT:

Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen gjashtë persona

Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen gjashtë persona

Treni ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të komunës së Klinës.

Si pasojë gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, u shpreh Rugova.

Ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi.