LAJMI I FUNDIT:

AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve të Sinjalit

AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve të Sinjalit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimeve që u janë bërë gazetarëve të Gazetës Sinjali.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet që janë bërë në drejtim të kolegëve të Gazetës Sinjali. Gazetarët e këtij mediumi janë kërcënuar dhe ofenduar nga familjarë të personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste”, thuhet në reagimin e AGK-së.


Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual.

“Vlerësojmë se qasja e tillë rrezikon rëndë lirinë e shprehjes dhe klimën e të bërit gazetari. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori