Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi e cilësojnë si joserioze ftesën e kryeministrit malazez për bisedime dhe mundësisht për hyrjen e tyre në qeveri.
Deputeti dhe ish-nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu vlerëson se ftesat e fundit, janë shtuar si pasojë e krizës qeveritare në Mal të Zi.
“Kryeministri na ka ftuar publikisht që të jemi pjesë e qeverisjes, por ajo ftesë nuk ishte e sinqertë, nuk ishte e plotë dhe më tepër u paraqit për hire të opinionit ndërkombëtar pasi ne kurrë nuk morëm asnjëfarë përgjigje nga kryeministri”, tha zoti Nimanbegu për Zërin e Amerikës.
Deputeti Nimanbegu, vë në dukje, se shumica parlamentare në Mal të Zi është në një krizë të dukshme dhe se ata kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë.
“Kjo qeverisje është dëshmuar si një eksperiment i quajtur “ Qeveri e ekspertëve”, e cila nuk ka mbështetje të kuvendit, por as ligjimitetin parlamentar dhe këtë e shohim si një përpjekje për tu ruajtur një qeverisje që kanë shumë pika ndarëse në mes të tyre”, thekson zoti Nimanbegu.
Kjo situatë, sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka ka shënuar hapa prapa në integrimet evropiane të vendit.
“Mendoj se kemi shënuar hapa prapa gjatë këtij viti. Ne presim raportin për këtë periudhë 1 vjeçare për përparimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane, por të gjitha treguesit sinjalizojnë se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por përkundrazi kemi shënuar hapa prapa”, tha zoti Gjeka.
Daljen nga kriza politike deputetët shqiptarë, ashtu si edhe opozita malazeze, e shohin përmes një qeverisjeje të pakicave ose qeverisjes teknike pa i përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme.
Deputeti Gjeka mendon se më së miri do të ishte që të krijohen resurset zgjedhore dhe të mos keqpërdorën ato.
“Më së miri do të ishte mos ti jepet mundësi shumicës proserbe dhe proruse të keqpërdor resurset zgjedhore në fushatë dhe siç kemi vërejtur, mund ti përdorë në një mënyrë katastrofike”, tha zoti Gjeka.
Ndërkaq, deputeti Nimanbegu vlerëson se dalja nga kjo krizë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje sa më demokratike.
“Dalja nga kjo krizë e thellë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje demokratike dhe të plota. Opsioni që të formohet një qeveri teknike do të ishte më mirë”, tha zoti Nimanbegu.
Deputetët shqiptarë vlerësojnë se ditëve në vijim priten ndryshime në skenën politike në Mal të Zi dhe në këtë kuadër ata shprehen se do të mbështesin partitë e opsionit promalazez. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj