LAJMI I FUNDIT:

Andin Hoti rrëfen se si tentuan serbët ta kidnapojnë në mes të Zvicrës

Andin Hoti rrëfen se si tentuan serbët ta kidnapojnë në mes të Zvicrës

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka rrëfyer historinë rrëqethëse kur serbët kanë tentuar ta kidnapojnë në mes të Zvicrës.

Ai tha se rasti ka ndodhur në mars të vitit 1999, atëherë kur ai kishte vetëm 12 vjeç.

“Në mars të vitit 1999, jemi largu prej Kosovës, dy javë para se me ndodh masakra në fshatin tim në Krushë të Madhe sepse unë deri atëherë kam jetu aty, dy javë para se me ndodh një masakër e tillë, ne kemi arrit, nana ka arrit me na dërgu jashtë vendit, në Zvicër. Edhe tregimet e kojshive, familjarëve, atyre që kanë qenë përreth ku ne kemi jetu, pas luftës na kanë tregu që edhe i kanë maltretu dhe i kanë rrah me qëllimin e vetëm se ku jemi ne, ku janë fëmijët e Ukshin Hotit. Natyrisht që ata nuk e kan ditë, mirëpo e kanë pësu keq, dhe unë i kërkoj falje por nuk ka qenë qëllimi ynë”, ka rrëfyer ai në ATV.


“Ne kemi shku në Zvicër, kemi qenë si azilant atje dhe unë i falënderohem shtetit zviceran për mikëpritjen që i ka ba gjithë shqiptarëve në kohë të luftës. Mirëpo unë e kam pasur një rast të hidhur kur kam shkuar atje. Momentin që kemi mbërri atje na kanë fut me një bazë ushtarake, më duket ka qenë, e mbaj mend mirë, kam qenë fëmijë 12-vjeçar. Në atë kohë i ndajshin burrat prej grave në dy kate të ndryshme. Dhe e mbaj mend që mu kanë ardh në ora 12 të natës me më marr dy ushtar kinse me m’çu te burrat. Kjo ka ndodh në Zvicër, nuk e di kush kanë qenë ata. Gjatë tentimit mem marr, nana ka ba zhurmë. Nga bërtimat e nanës dhe grave tjera, kam shpëtu dhe mandej e kemi kuptu që kanë qenë serb”, tha ndër të tjera Hoti.