Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj zyrtare në Riad, ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me diplomatë, në kuadër të Institutit për Studime Diplomatike Princ Saud Al Faisal të Arabisë Saudite.
Siç njoftohet Gërvalla ka shpjeguar para diplomatëve sauditë zhvillimin dhe perspektivën e Republikës së Kosovës, duke u ndalur gjerësisht në trashëgiminë dhe vlerat që e karakterizojnë shtetin më të ri evropian si një nga kulturat më të vjetra në Evropë.
“Ne jemi një vend me shumicë myslimane, por jemi krenarë për traditën tonë shekullore dhe trashëgiminë e tolerancës fetare dhe respektit fetar midis besimeve të ndryshme në vend”.
“Jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe konsiderojmë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa këtë pjesë të Evropës”, ka plotësuar ajo.
Teksa ka shpjeguar aspiratat, por edhe angazhimin konkret të Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane, ka thënë se Kosova ka synim edhe anëtarësimin në NATO. Gërvalla ka theksuar kontributin simbolik të Kosovës përmes trupave të saj të udhëhequr nga ShBA-të, kundër grupeve terroriste në Irak.
“Të dy vendet tona janë anëtare të koalicionit global kundër Daesh. Pra ne jemi partnerë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si një kërcënim për botën dhe vendet tona”, ka shtuar Gërvalla.
Kosova ka thënë se është vendi që shfaq mbështetjen më të fuqishme ndaj BE-së dhe NATO-s, si dy shtylla të paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë. Kryediplomatja e Kosovës ka nënvizuar se Kosova do të bëjë të gjithë atë që është e mundur, pa u dorëzuar asnjëherë, deri në arritjen e të gjitha objektivave që përfshijnë edhe anëtarësimin e shtetit në këto organizata dhe në shumë të tjera, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.
Tutje është diskutuar lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale. Gërvalla ka thënë se dinamikat e sotme kanë krijuar një botë e cila është më e ndërvarur se kurrë më parë. Pavarësisht nga madhësia e shteteve, veprimet e caktuara ka thënë se mund t’i prekin vendet përreth apo edhe pjesët e tjera të botës. Andaj, sipas Gërvallës, nevoja për të komunikuar dhe shkëmbyer eksperiencat është më e nevojshme se kurrë më parë.
“Ne duhet të gjejmë përgjigje parimore dhe të qëndrueshme për sfidat e reja. Ne duhet të gjejmë përgjigje inteligjente dhe për këtë kemi nevojë për bashkëpunim”.
“Është e qartë se ne po jetojmë në një periudhë ndryshimi të jashtëzakonshëm si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik e ushtarak”, ka plotësuar ajo.
Më tej, ministrja Gërvalla i është përgjigjur interesimit të madh të diplomatëve saudit rreth temave që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë ekonomike, angazhimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik, çështjet rajonale dhe fqinjësore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit