Derisa nuk përparojmë drejt BE-së, forcat më nacionaliste do të pushtojnë terrene, ky ëshët problemi. Kur negocion me BE-në, diskutimi politik është në këtë kornizë, ekziston rrugë, ndërsa në të kundërtën vijnë ndikime të huaja dhe atëherë të gjithë fillojë të pyesin “ndoshta ekziston zgjidhje tjetër alternative në vend të BE-së?, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në intervistë për edicionin javor të gazetës greke “Katimerini”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ai sqaron se në fillim ishte bllokada greke, pastaj pala franceze ka kërkuar metodologji të re, e tani është vetoja bullgare dhe potencon se disa njerëz të rëndomtë thonë se “ndoshta Bullgaria nuk është e vetme në këtë bllokadë”, si dhe se ndoshta vendet më të mëdha dhe më të fuqishme nuk dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, e ashtu, sipas presidentit, qytetarët ndoshta pyeten nëse duhet të kërkohen zgjidhje alternative.
“Vlerësoj se Bashkimi Evropian po lëviz në drejtim të kundërt”, thotë Pendarovski.
Paralelisht e sqaron situatën me vendet nga rajoni, siç thotë: tërësisht e harruar Bosnja e Hercegocina, Serbia dhe Mali i Zi janë test lakmusi për integrimin evropian, me negociatat që zgjasin me vite, përkundër Kroacisë, e cila për shtatë vite u bë anëtare.
“Evropianët rrallë marrin qëndrim unik për shumë punë. Mund t’ju them se nëse i pyesni njerëzit nëse BE-ja me të vërtetë e mendon atë që e thotë se do ta realizojë integrimin për të gjithë, do të thonë ‘jo’ me shumicë të madhe. Për shkak të këtij hendeku, gjatë vitit të kaluar përkrahja për integrimin evropian në vendin tim është zvogëluar për 20 për qind, prej 85 për qind në pothuaj 65-67 pë qind”, sqaron Pendarovski.
Për ndikimet e huaja eventuale në rajon, thotë se ekzistojnë lojtarë jashtë rajonit, ndërsa “ndikimin e tyre e kanë ndjerë posaçërisht pas viti 2018 dhe refrendumit për emrin”, kur gjatë natës janë paraqitur pohime se “nuk duhet të bëheni anëtare e NATO-s”, “nuk duhet të bëheni anëtare e BE-së”.
“Kemi marrë ndihmë nga NATO Aleanca për këtë çështje. Në shtator të vitit 2018, ekspertë nga Pentagoni kanë ardhur në Shkup, së bashku me ish sekretarin e Mbrojtjes, Xhejms Matis, që të ndihmojnë në ballafaqimin me këtë ndikim me qëllim të keq. Në përgjithësi, lojtarët jashtë rajonit e udhëheqin tërë këtë propagandë politike përmes përfaqësuesve rajonalë”, sqaroi Pendarovski.
Lidhur me përkrahjen greke në rrugën drejt BE-së, thotë se “Greqia 25 vite ishte shkaku kryesor për bllokadën tonë, e tani është përkrahësi i jonë më i zëshëm”.
Nimic nuk ishte aq optimist se derisa është gjallë do të arrihet marrëveshje
Në intervistë për “Katimerini”, Pendarovski flet edhe për arritjen e Marrëveshjes nga Prespa, por edhe për periudhën paraprakisht.
Ai sqaron se në vitin 2001, gjatë Qeverisë së Lubço Georgievskit, sipas burimeve nga ajo periudhë, propozimi ishte Maqedonia e Veriut, por kryeministri i atëhershëm nuk siguroi shumicë, e të gjitha forcat politike në aët kohë ishin të preokupuara me Marrëveshjen e Ohrit.
Ai zbuloi se Nimici nuk ka qenë aq optimist se derisa është gjallë, të dy palët do të arrijnë marrëveshje, ndërsa rol aktiv në arritjen e zgjidhjes kanë luajtur bashkësia ndërkombëtar, posaçërisht Uashingtoni, por jo edhe Brukseli.
Zotëri Nimic nuk ishte aq optimist – bisedova me të pas Marrëveshjes së Prespës – se gjatë gjithë jetës së tij do të shihte arritje të marrëveshjes. Sipas meje, ajo që luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes ishte guximi politik i të dy udhëheqësive. Të gjithë e dinë se kur lidh marrëveshje aq delikate dhe të ndjeshme, nuk e përmirëson pozitën politike. Kryeministrat e të dy vendeve, por edhe bashkësia ndërkombëtare ishin shumë aktiv, veçanërisht Uashingtoni. Ekzistonte trekëndësh i suksesit: Athina, Shkupi dhe Ushingtoni, sqaron presidenti.
Në pyetjen për rolin e Brukselit, thotë se BE-ja është organizatë heterogjene dhe shton se madje edhe Marrëveshja kohore është arritur pas presionit të amerikanëve, duke komentuar se “nuk ekziston asnjë kontest serioz i Ballkanit në të cilin SHBA-ja nuk luan rol të rëndësishëm”.
Shton se madje edhe ambasadori amerikan në Athinë, Xhefri Pajat ka luajtur rol të rëndësishëm në ndonjë fazë të negociatave, por megjithatë thotë se pjesa më e rëndësishme ka qenë takimi i parë në Davos ndërmjet Zoran Zaevit dhe Aleksis Cipras.
Në këtë takim, sipas Pendarovskit, ish kryeministri grek e ka pyetur Zaevin për erga omnes, në të cilën mori përgjigje se nevojitet shumicë prej dy të tretash në Kuvend, ndërsa Cipras ka pyetur pse nuk shkon në zgjedhje për të fituar shumicë.
“Zaev iu përgjigj se praktikisht është e pamundur për cilindo qoftë në Maqedoninë e Veriut të fitojë shumicë prej dy të tretave në cilat do qoftë zgjedhje. Kiro Gligorov në vitin 1994 fitoi shumicë prej dy të tretave me strukturë politike që e udhëhiqte atëherë, por vetëm sepse opozita e bojkotonte rrethin e dytë. Madje edhe me Gligorovin legjendar nuk kemi mundur ta arrijmë atë. Si ta bëj unë?”, tha Zaev, ndërsa atëherë Cipras i tha: “Kjo është kompetenca jote, unë vetëm pyeta”, zbulon presidenti.
Ndjenja ime është nëse opozita e sotme vjen në pushtet, do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por, kjo është vetëm supozim
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, potencon se rezistenca në të dy vendet ka qenë e madhe dhe ende ekziston në disa pjesë të shoqërisë, duke theksuar se për Maqedoninë e Veriut ishte veçanërisht rëndë sepse duhej të ndryshohet emri dhe Kushtetuta, diçka që nuk ishte rast me Greqinë.
Në pyetjen se çka do të kishte ndodhur në Maqedoninë e Veriut, nëse ka ndryshim të pushtetit dhe a do të respektohet Marrëveshja e Prespës, presidenti thotë se duke e marrë parasysh atë që pushteti është i njejtë, vetëm mund të supozohet, por edhe thekson se nuk i vjen mirë veçanërisht që opozita tek ne ende është kundër Marrëveshjes së Prespës.
“Atë që mund ta pres nga partitë opozitare është të thonë, në rregull, nuk e nënshkruajtëm marrëveshjen, siç bëri edhe Micotakis në Greqi, por kur të vijmë në pushtet, pasiqë jemi politikanë serioz të një demokracie serioze, do të ketë vazhdimësi. Vazhdimësia e politikës shtetërore duhet të jetë karakteristikë e çdo shteti serioz. Retorikë të tillë, porosi të tillë, do të dëshiroja të dëgjoj nga opozita. Ndoshta nuk ndjehen të gatshëm ta thonë këtë sepse janë në opozitë. Ndjenja ime është se nëse opozita e sotme vjen në pushtet, do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës. por, ky është vetëm supozim, sepse nuk mund të mendoj se mund të largohen nga perspektiva për anëtarësim në NATO dhe BE”, sqaron presidenti në intervistë për “Katimerini”, transmetoi MIA.
Për gjendjen momentale me Marrëveshjen, presidenti e potencon atë që e tha edhe në intervistë për MIA-n, se para udhëtimit për në Greqi, nga MPJ-ja jonë kërkoi raport për pjesën tonë të obligimeve dhe thekson se 99,9 për qind tashmë janë implementuar.
“Mund të them se në bisedat këtu, kur pyeta për obligimet greke, bashkëpunimin në fushën e policisë etj, asgjë e ndjeshme kryeministri tha se nuk dëshiron ti “gërmojë plagët” dhe se rrethanat politike në këtë moment në Greqi nuk janë të përshtatshme për një lloj të tillë të punëve. Thashë se nuk jam në gjendje t’ju shtyj, por tërësisht e kuptoj pozitën tuaj”, thotë presidenti.
Paralelisht, në intervistë i përmend edhe dy projektet në energjetikë, gazsjellësin Shkup-Selanik dhe terminalin për gaz natyror në Aleksandropoli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
Avokati i Popullit: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale, kërkohet veprim urgjent
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh