LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gjërat që duhet të bëni kur ndiheni keq!

Këto janë gjërat që duhet të bëni kur ndiheni keq!

Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të relaksuar. Kënaquni me gjëra të vogla

Lumturia dhe përmbushja nuk lidhen me një llogari bankare, gjëra materiale ose me numrin e miqve në rrjetet sociale.

Nëse ndiheni keq dhe të rraskapitur është e mundur që po lodheni shumë nga shprehi të caktuara që do të bëjnë që energjia juaj të bjerë.


Të gjithë ndihen të mërzitur ndonjëherë, energjia bie dhe ju nuk keni vullnet.

Nuk është asgjë e zakonshme dhe alarmante, është e rëndësishme të njihni gjendjen tuaj dhe të ndihmoni veten të ndiheni më mirë dhe të fuqizoheni.

Ç’mund të bëni në një ditë të keqe, kur bota ju duket bardh e zi dhe gjëja e fundit që mendoni është sa vleni realisht.

1. Kur shiheni në pasqyrë, mos dëgjoni kritikat negative që bën zëri në kokën tuaj.

Komentoni veçori tuajat më të thella se bukuria e jashtme. Ndonjëherë vetes i drejtohemi me gjuhë shumë më të ashpër nga sa do i drejtoheshim njerëzve të dashur.

2. Shmangni bisedën për peshën. Shpesh, për të thyer akullin, miqtë i komplimentojmë me “qenke dobësuar!”, duke nënkuptuar që më parë kanë qenë të shëndoshë.

Komplimentojini nga zemra dhe shmangeni bisedën për peshën.

3. Festoni çdo ditë 3 gjëra. Kemi tendencë të ankohemi për ditën që kaluam (për trafikun, shiun, problemet në punë ose shkollë), por duke njohur të mirat, ushqejmë shpirtin.

Kaloni kohë me familjen në darkë dhe falënderoni për të gjitha pjesët e mira të ditës.

4. Gjeni diçka që e dashuroni dhe bëjeni me ngulm. Psikologët thonë se virtytet tona shtrihen në 7 fusha: përmbajtja, urtësia, sjellja e njerëzishme, kuraja, drejtësia dhe përsosmëria. Brenda secilit prej nesh ka talente ende të pazbuluara. Nëse kuraja është cilësia juaj, atëherë përfshihuni në një mision që lufton për të drejtat.

Nëse keni imagjinatë, shkruani ose vizatoni. Ndjenja të tilla ju mbushin me kënaqësi thellësisht.

5. Ripërkufizoni bukurinë për njerëzit rreth jush. Jetojmë në një kulturë, në të cilën gjykohemi nga pamja e jashtme, flokët, trupi, dhëmbët, etj.

Nëse keni fëmijë të vegjël, është e rëndësishme t’i mësoni atyre modele të mira; njerëz që kanë arritur gjëra të mëdha prej punës së tyre dhe cilësive unike.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kalo në kategori