LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia mbrëmë pranoi edhe 149 qytetarë nga Afganistani

Maqedonia mbrëmë pranoi edhe 149 qytetarë nga Afganistani
Foto: Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë vonë në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup arritën grupi i ri prej 149 qytetarë nga Afganistani.

Bëhet fjalë për persona që kanë fituar bursa nga Fondacionet Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilat punuan në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.

“Qytetarët do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup deri sa nuk sigurohet transferim i destinacionit të tyre përfundimtarë. Shpenzimet në tërësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare. Pas aterrimit mbrëmë vonë u realizua procedura standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim”.


“Kryqi i kuq u ndau paku higjienike dhe veshmbathje, ndërsa gjithashtu edhe për personat që më herët arritën në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq distribuoi mjete shtesë për higjienë, veshje dimërore dhe mbathje. Deri më tani në vend arritën 450 qytetarë të Afganistan për të cilët institucionet bëjnë gjithçka që të ndjehen të siguritë duke ju siguruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Gjithashtu shtojnë se “Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar si pjesë e aksionit ndërkombëtarë humanitarë për ndihmën e qytetarëve nga Afganistani të cilët gjatë periudhë së kaluar punuan në përmisimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori