LAJMI I FUNDIT:

Më shumë rreth dyqanit BIO – tani me lokacion edhe në Albi Mall!

Sot ne jetojmë në një epokë ku ushqimi i pashëndetshëm dhe i përpunuar është në rritje, gjë e cila ndikon direkt në mirëqenien dhe shëndetin tonë. Por duke marrë parasysh këtë dhe kërkesën e madhe të njerëzve për të bërë zgjedhje të shëndetshme në jetën e tyre, e që fillon nga ushqimi, është hapur DYQANI BIO.

Në këtë dyqan që sapo është hapur me lokacion të ri në Albi Mall, ju mund t’i filloni shprehitë e shëndetshme duke blerë ushqime BIO dhe organike nga të gjitha kategoritë e mundshme të produkteve, duke përfshirë:

– superushqime
– produkte pa gluten
– drithëra,
– pasta,
– pije
– erëza
– çajra
– vajëra bimor në presion të ftohtë,
– vajëra eterik dhe esencial
– fara,
– fruta të thata,
– bimë mjekuese,
– vitamina,
– kozmetikë,
– produkte për trup, flokë
– pasta për dhëmbë

Të gjitha produktet e lartcekura janë organike dhe të certifikuara sipas standardeve të EU-së. Janë produkte pa substanca toksike, pa pesticide, pa hormone shtazore, pa antibiotik dhe kanë vlera të larta ushqyese duke qenë më të sigurtat në treg.

View this post on Instagram

A post shared by DYQANI BIO (@dyqanibio)

DYQANI BIO ofron edhe produkte të përshtatshme për personat me dieta të veçanta si: vegane, pa gluten, etj.

Të mira për shëndet dhe preventivë për shume sëmundje, këtë vitin e fundit DYQANI BIO ka filluar edhe me kozmetikën organike nga brendet e njohura evropiane si Dr. Hauschka nga Gjermania dhe Urtekram nga Danimarka.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar