LAJMI I FUNDIT:

Jahti me dizajnin unik, ka një vrimë gjigante në mes të trupit – ka gjashtë suita VIP dhe është 69 metra e gjatë

Jahti me dizajnin unik, ka një vrimë gjigante në mes të trupit – ka gjashtë suita VIP dhe është 69 metra e gjatë

Koncepti i një jahti të ri me një vrimë të madhe në mes të trupit, është zbuluar nga një studio e dizajnit në Itali.

E quajtur “Shape”, koncepti është vepër e studios së dizajnit Lazzarini, kurse imazhet shfaqin jahtin 69 metra të gjatë dhe 9 i gjerë, transmeton Telegrafi.

Forma e pazakontë e jahtit dhe pishina e vendosur pothuajse në mes, e bëjnë unike. Kur flasim për luksin, brenda saj nuk do të mungojë pothuajse asgjë.


Ajo ndahet në tre kate dhe sipas kërkesave të klientit do të modifikohet. Aty janë gjashtë suita VIP të cilat kanë xhakuzi e pishina të vogla nëpër dhoma.

Është interesant se pavarësisht që ka vrimën e madhe në mes të trupit, jahti ka hapësirë të mjaftueshme për mysafirët që akomodohen në gjashtë suitat. /Telegrafi/