LAJMI I FUNDIT:

“Rrebesh dronësh!”: Publiku i tmerruar vrapon për strehim ndërsa qindra fluturake bien nga qielli gjatë një ‘shfaqje’ në Kinë

“Rrebesh dronësh!”: Publiku i tmerruar vrapon për strehim ndërsa qindra fluturake bien nga qielli gjatë një ‘shfaqje’ në Kinë

Makinat fluturuese të me ndriçim që bien nga qielli ndërsa njerëzit poshtë shpërndahen në panik është ajo lloj skene që mund të prisni nga një film shkencor.

Megjithatë, këmbësorët që shihen duke vrapuar nga frika në këto pamje nuk po ikin nga pushtimi i alienëve. Në vend të kësaj, ata po ikin nga dronët që bien.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e çuditshme, të marra nga qyteti kinez i Zhengzhou, tregojnë makinat fluturuese, të ndriçuara me drita blu të ndritshme, që bien nga qielli në rrugët poshtë.


Ndërkohë që ato bien, dëgjohen ulërimat dhe britmat me njerëzit që përfundimisht fillojnë të vrapojnë për gjetur një strehë – zhurma e dronëve që përplasen në tokë mund të dëgjohet në sfond.

Dronët e tjerë fillojnë të zbresin ngadalë, me sa duket ende nën kontroll nga operatorët e tyre.

Incidenti i çuditshëm besohet të ketë ndodhur gjatë një shfaqje të dronëve me drita pranë një qendre tregtare në Zhengzhou – një qytet në Kinën qendrore që është rreth 450 kilometra në jug-perëndim të Pekinit.

Aty, besohet se rreth 5,000 njerëz – shumë prej tyre fëmijë – po shikonin shfaqjen e dritave kur ndodhi incidenti.

Është e paqartë se çfarë shkaktoi rënien e dronëve. Sidoqoftë, një organizator thuhet se i tha China News Services – agjencia e dytë më e madhe shtetërore e lajmeve në Kinë – se “gabimet e funksionimit” mund të kenë çuar në rënien e tyre.

Nuk raportohet për të lënduar nga incidenti, i cili besohet të ketë ndodhur më 1 tetor. /Telegrafi/