LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Gjykata e Lartë ka 36 mijë dosje, prej tyre 18 mijë për çështje divorci dhe 12 mijë padi ndaj shtetit

Shqipëri: Gjykata e Lartë ka 36 mijë dosje, prej tyre 18 mijë për çështje divorci dhe 12 mijë padi ndaj shtetit

Gjykata e Lartë ka publikuar planin se si do ta minimizojë stokun disa vjeçar që ka shkuar rreth 36 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

Mes llogarive se çdo gjyqtar i lartë shqyrton mesatarisht 500 çështje në vit, Gjykata e Lartë shikon si dritë jeshile shtimin e numrit të gjyqtarëve përtej kuotës prej 19 anëtaresh që duhet të ishin në detyrë. Njëherazi kërkohet shtim i këshilltareve gjyqësore.

Që nga ringritja, rezulton se gjyqtarët e lartë nga prilli deri në korrik 2021 shpallen 4144 vendime.


Në backlog kryesojnë çështjet civile me mbi 18 mijë që janë konflikte partnerësh per rritjen e fëmijëve, pension ushqimor apo padi dëmshpërblimi, ndërsa mbi 12 mijë të tjera janë administrative ku palë e paditur është shteti, pasi institucionet e ndryshme u paditën për urdhrat që kanë dhënë.

Njëkohësisht në këtë plan vendimet njësuese konsiderohen si mekanizmi që do të shmangë mbingarkesën e dosjeve që do depozitohen, bashkë me vendosjen e filtrave ndaj rekurseve të panevojshme.
Aktualisht janë në detyrë nëntë gjyqtarë dhe priten edhe të tjerë. Por ndërkohë janë evidentuar mjaft çështje.

Mes çështjeve që janë njësuar nga kjo gjykatë është fitimi i gradave të policisë që duhet t’i nënshtrohet konkurrimit dhe jo të fitohet gjyqësisht ashtu si ka ndodhur me policinë prej vitit 2013. Kjo ndalon policët të kërkojnë grada në gjykatë.

Po ashtu i jepet përgjigje kujtdo që mund të përdorë kallëzimin penal mbi falsifikimin e dokumenteve si mjet për të zvarritur një proces civil që do të thotë se kjo skeme do ketë ndikim te gjyqet e pronësisë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
Kalo në kategori