LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimit të energjisë, Basha propozon 7 nisma për të përballuar krizën

Rritja e çmimit të energjisë, Basha propozon 7 nisma për të përballuar krizën

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat iu përgjigjen deklaratës së kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë diktuar nga kriza globale energjetike.

Sipas kryedemokratit, shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburanteve për shkak të keqqeverisjes.

Basha propozoi 7 pika, ku sipas tij i duhet bërë presion qeverisë së bashku me qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice:


1 -Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori