LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Pollogut kërkojnë ndihmë nga autoritetet, druajnë nga përmbytjet gjatë vjeshtës

Banorët e Pollogut kërkojnë ndihmë nga autoritetet, druajnë nga përmbytjet gjatë vjeshtës

Me uljen e temperaturave janë rikthyer edhe reshjet e shiut në Pollog, e bashkë me këtë edhe ankthi nga vërshimeve në ato vendbanime, të cilat e pësuan keq, në vitin 2015, madje duke humbur edhe anëtarë të familjeve të tyre. Premtimet, për ndërtimin e digave, dhe masave tjera për mbrojtje nga vërshimet, mbetën vetëm premtime. Banorët thonë se nuk ju ka mbetur gjë tjetër pos vetë të mobilizohen për të parandaluar katastrofat e mundshme.

“Jo vetëm fshati im po krejt kanë frikë prej kësaj, Trebosh, Pollaticë e tjera. Mirëpo çka të bëjmë ndihmë s`kemi nga askush hiç. Aq na trishton kur bie shi krejt me fëmijë e të gjithë çohemi”.

“Mos pyet xhaja, për tu trishtua jemi trishtua i madh e i vogël, plak e i ri, krejt trishtojmë kur prishet moti në bjeshkë lartë. Ne rrimë si të ngrirë”.


“Para katër vitesh bënë marketing plot, se do bëjnë tenda do bëjnë këtë do bëjnë atë e asgjë. Diku kanë pastruar po aq kanë mundur. Po ka premtime boshe veç, shumë flitet e asgjë s`bëhet. Unë ku e kam shtëpinë krejt mëhalla lartë atje krejt në rrezik jemi. Përherë jemi me stres me frikë me ankth”.

Për vërshime të mundshme, ditë më parë alarmoi edhe vetë drejtuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov. Ai madje porositi komunat që të marrin masa me kohë, që të mos bëhet vonë, siç ndodhi me zjarret.

Por sa komunat kanë marrë masa? Shumica e lumenjve të Pollogut, në vende të ndryshme të rrjedhës rezultojnë të pa pastra, madje duke u mbushur edhe me mobile dhe gjësende të tjera.

Nga komunat e Pollogut thonë se për ta ky është mision i pamundur, sepse nuk kanë as makineri e as kapacitete financiare për pastrimin e lumenjve. Kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

“Ne si komunë nuk jemi në gjendje ta menaxhojmë këtë pa ndihmën e qeverisë sepse lumenjtë tonë janë të thellë të ashpër. Ne kemi një ekskavator i cili është 3.5 ton dhe nuk është për të hy brenda për të punuar, sa iu përket anësoreve po ama për gjëra më të mëdha nuk kemi mundësi. Fjalë të bukura mund të flasim sa të duash por realiteti është ky”, tha Mefail Miftari. Drejtor i Ndërmarrjes Publike të Tearcës.

Në vitin 2015 në Tetovë nga vërshimet pësuan dhjetëra shtëpi, ndërsa humbën jetët edhe njerëz, në mesin e të cilëve edhe një vajzë e mitur nga Shipkovica, ndërkaq qindra hektarë tokë e mbjellë u shkatërruan. Qeveria, asokohe premtoi pastrimin e lumenjve apo rinovimin e digave në disa vende, duke përpiluar kështu edhe një projekt të përbashkët me UNDP, por që atëherë, ende nuk ka lëvizur asgjë, as për digat, e as në pastrimin e lumenjve në Pollog./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori