Ministria e Shëndetësisë e Singaporit raportoi 2,909 raste të reja me Covid-19 të premten, numri më i lartë i infeksioneve ditore në qytetin-shtet që nga fillimi i pandemisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në këtë vend janë 1,356 raste të shtruara në spitale, 222 raste që kërkojnë “plotësim” të oksigjenit, dhe 34 raste në njësinë e kujdesit intensiv që nga e premtja, sipas ministrisë.
Ministria gjithashtu raportoi se në mesin e 31,057 individëve të infektuar gjatë 28 ditëve të fundit, 98.2% nuk kishin simptoma ose të lehta, falë shkallës së lartë të vaksinimit të vendit.
Deri të enjten, 82% e popullsisë së Singaporit kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa 85% kanë marrë të paktën një dozë – një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.
Ndryshe, ky vend largoi kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19 në gusht si pjesë e strategjisë së tij “për të jetuar me virusin”, duke lejuar njerëzit e vaksinuar plotësisht të darkojnë në restorante dhe të mblidhen në grupe prej pesë vetash, nga dy nën kufizimet e mëparshme.
Por me përhapjen e variantit shumë ngjitës Delta, qeveria ka vendosur të rivendosë kufizimet të hënën.
Kufizimet më të rrepta përfshijnë kufizimin e tubimeve shoqërore, duke e bërë përsëri punën nga shtëpia standard, në vend që të ketë 50% të punonjësve në zyrë, dhe pezullimin ose lëvizjen e mësimeve përmes internetit për nxënësit e moshës 12 vjeç e poshtë.
Masat e reja do të rivlerësohen çdo dy javë, tha Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe