LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i ri celular Xiaomi mund të ketë një ekran 4K

Telefoni i ri celular Xiaomi mund të ketë një ekran 4K

Raportet e mediave thonë se Xiaomi po përgatitet të prezantojë një telefon inteligjent që ka një ekran 4K dhe që së shpejti do të shfaqet në tregun kinez.

Telefoni ende i paidentifikuar do të ketë një ekran 6.55-inç 4K OLED me një rezolutë prej 3.840 x 2.160 piksele, që do të thotë 672 piksele për inç.

Sony aktualisht është prodhuesi i vetëm i telefonave inteligjent që përdor ekranet 4K, dhe pajisja e tij e fundit, Sony Xperia 1 III, përmban një ekran 6.5 inç me 643 ppi.


Kjo do të thotë që Xiaomi do të merrte titullin për zgjidhjen më të mirë të ekranit në botën e telefonave inteligjentë.

Fatkeqësisht, është shumë e mundur që pajisja të jetë ekskluzive për tregun kinez.

E njëjta situatë është me modelin Civi të Xiaomi, i cili ka një ekran 6.55-inç dhe është i disponueshëm vetëm për klientët në Kinë. /Telegrafi/