Me vota unanime është miratuar në parim Projekt-kodi i procedurës penale në Komisionin për Legjislacion.
Ky Projekt-kod parasheh gjykimin në mungesë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës, ndërsa trajton edhe suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij Projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur sundim të ligjit në vendin tonë.
Lidhur me gjykimin në mungesë, e para e Drejtësisë tha se tashmë do të vlejë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës.
“Sa i përket gjykimit në mungesë, duke pasur parasysh që ka qenë një çështje që është diskutuar gjatë dhe tani është ndryshimi që gjykimi në mungesë do të vlejë për të gjitha veprat penale. Më lejoni që të ju njoftoj që gjykimi në mungesë ka për qëllim që të sigurojë se i akuzuari të mos mund ta vonojë në asnjë rrethanë administrimin e drejtësisë duke iu shmangur kështu gjykatës. Rrjedhimisht gjykimi në mungesë sjell drejtësi për viktimat dhe mundëson lejimin e kompensimit, po ashtu parandalon përsëritjen e krimeve në të ardhmen dhe po ashtu i jep fund kulturës së mos ndëshkimit të atyre që kanë kryer krime në Republikën e Kosovës”, tha ajo.
Siç njofton KP, Haxhiu tha se për të gjitha veprat tjera penale që janë në kodin penal të Republikës së Kosovës duhet që i dyshuari të jetë në seancën e parë dhe të dytë, ndërsa për rastet e krimeve të luftës kjo nuk do të vlejë pasi që është shumë e vështirë që kriminelët e luftës të sillen para drejtësisë.
Ajo tha se projekt-kodi i procedurës penale parasheh suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për disa kategori të tjera të veprave penale.
“Qëllimi i këtij neni është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi eventual duke ushtru funksionin dhe duke u përball me aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Njëkohësisht suspendimi duke mos paragjykuar fundin e procesit do të mundësoj zhvillimin e procedurës penale në mënyrë të pa penguar dhe do të eliminohet mundësia e ndikimit qoftë në prova apo dëshmitar.
Suspendimi zbatohet për gjithë personat zyrtar të akuzuar për vepra penale të korrupsionit duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marr parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”, tha ajo.
Sa i përket afatit të hetimeve, ministrja Haxhiu tha se është bërë dy vite, por në rastet e veprave kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe vepra të cilat janë të natyrës komplekse, gjykata mund t’ia lejoj prokurorisë edhe një vit shtesë.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar sqarime sa i përket rishikimit të kapitullit të konfiskimit.
“Pika që ka të bëjë me rishikimin komplet të kapitullit të konfiskimit, çka keni menduar dhe si keni menduar që këtë çështje ta trajtoni. A ka elemente që mund të bien me ligjin për kompetencat e zgjeruara të menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar”, tha ai.
Në përgjigjen e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ka mungesë të zbatimit të legjislacionit aktual dhe se kjo flet për nevojën urgjente për adresimin e ndryshimit të pakos ligjore kundër korrupsionit.
“Duke e pasur parasysh që pakoja aktuale ligjore nuk po gjen zbatim, ju e dini që ne tani kemi në plan të punës edhe projektligjin për justifikimin e pasurisë, gjegjësisht për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, ne kemi finalizuar draftin pra është konfiskimi civil, tani ndiqet pasuria.
Mirëpo, të njëjtin draft e kemi ndarë me disa ekspertë që janë shumë të çmuar që kanë përvojë të madhe, kemi marrë disa rekomandime serioze nga ekspertët, prandaj duke qenë që janë të natyrës serioze e përmbajtjesore neve na duhet edhe pak kohë që t’i adaptojmë ato në mënyrë që ta kemi një projektligj i cili nuk do ta ketë fatin e ligjit aktual për zgjerimin e kompetencave ose për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, por që do të zbatohet në plotëni dhe nuk do të keqpërdoret”, tha ajo.
Mbështetje Projekt-kodit të procedurës penale i ka dhënë edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu, e cila tha se e konsiderojnë të vonuar dhe se është dashur të jetë më herët në Kuvend.
“Do ta votojmë në parim projekt-kodin e procedurës penale, konsiderojmë që është i vonuar dhe është dashur që më herët të vije në Kuvend[…]Ne do ta japim kontributin tonë edhe gjatë procesit, por në parim e konsiderojmë tejet të rëndësishëm dhe do ta votojmë”, tha Deliu.
Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim edhe Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite