LAJMI I FUNDIT:

Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Vitia në konferencën e thirrur për media, foli për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë, teksa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti që ka mbajtur deri tani, transmeton Telegrafi.


“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës, dhe se tashmë ka ekipin e tij.

Ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore. /Telegrafi/