LAJMI I FUNDIT:

Hile të shkëlqyera se si kova e plehrave në kuzhinë të mos mbajë më erë të keqe

Hile të shkëlqyera se si kova e plehrave në kuzhinë të mos mbajë më erë të keqe

Një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur larg aromat e pakëndshme të kovës së plehrave

Ekspertët nga “Tap Warehouse” kanë treguar këshilla për të ndihmuar që mbetjet e kuzhinës të duken dhe të lirojnë aroma të freskëta, duke përdorur vetëm këta përbërës që i keni në shtëpi: uthull të bardhë, sode buke dhe kafe, transmeton Telegrafi.

1. Kafe e bluar


Kafeja bën mrekulli me yndyrën. Vendosni dy lugë kafe në një leckë të lagur dhe pastroni gjithë yndyrën ose grimcat e ushqimit.

2. Sode buke

Spërkatni sodë buke në fund të kovës dhe lëreni aty derisa të mbushni kovën. Kur zbrazni kovën, mos harroni të spërkatni sode përsëri në fundin e kovës.

3. Limon

Lëreni sodën e bukës në pjesën e poshtme për vetëm 10 minuta, pastaj fërkoni pjesën e brendshme të kovës me gjysmë limoni para se të vendosni qesen. Do të merrni freski agrumesh.

4. Uthull të bardhë

Bëni një zgjidhje me një sasi të barabartë uji dhe uthulle të bardhë në një shishe me spërkatës, spërkatni kovën dhe përdorni një sfungjer për të pastruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kovës.

/Telegrafi/