LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Kosovës U17 për femra, Munishi: Arritje historike, kisha besim te lojtaret

Përzgjedhësi i Kosovës U17 për femra, Munishi: Arritje historike, kisha besim te lojtaret

Në pjesëmarrjen e parë në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian vashat dardane nën 17-vjeç kanë arritur ta fitojnë grupin dhe të promovohen në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2022.

Në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese në kuadër të Grupit 1 të Ligës B, Kosova ka shënuar fitore ndaj nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Luksemburgut, me rezultat 4-2.


Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, përzgjedhësi Kushtrim Munishi u shpreh tejet i lumtur dhe i përgëzoi vajzat e reja dardane për paraqitjen e shkëlqyeshme në këto ndeshje.

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses. Kjo është meritë e vajzave, të cilat shfaqën disiplinë dhe angazhim maksimal. Në të tri ndeshjet e këtij grupi kemi luajtur shumë mirë dhe i kemi dominuar kundërshtarët”.

“Realisht kam besuar në këtë sukses, ngase kemi punuar në mënyrë intensive me vajzat në 2-3 muajt e fundit në Prishtinë dhe normalisht se kur punon edhe suksesi nuk mungon”.

“Jam krenar me këto lojtare dhe i përgëzoj për paraqitjen e tyre mbresëlënëse. Ta kalosh një fazë të tillë kualifikuese qysh në debutim është ndjenjë e papërshkrueshme”.

“Tani e meritojmë ta festojmë këtë sukses, por shumë shpejt do t’i rikthehemi punës për t’u përgatitur për fazën tjetër kualifikuese dhe pse jo ta synojmë kualifikimin historik në Evropian”, ka theksuar Munishi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori