LAJMI I FUNDIT:

Masakër në një burg të Ekuadorit – mobilizohen 400 oficerë policor pas përleshjes mes bandave ku mbetën të vrarë 116 persona

Masakër në një burg të Ekuadorit  – mobilizohen 400 oficerë policor pas përleshjes mes bandave ku mbetën të vrarë 116 persona

Katërqind policë kanë hyrë në një burg në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku të paktën 116 të burgosur janë vrarë në një luftë bandash.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lufta brutale e burgut së pari shpërtheu të martën dhe zyrtarët kishin thënë të mërkurën se burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre.

Por herët të enjten, fqinjët thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.


Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë për të “ruajtur rendin”.

Forcat policore të Ekuadorit postuan video në Twitter të oficerëve që u zhvendosën përsëri në kompleksin e burgut Guayas, i njohur gjithashtu si Litoral Penitentiary.

Si u zhvillua lufta vdekjeprurëse?

Përleshja shpërtheu për herë të parë të martën kur të burgosurit nga një krah i burgut zvarriteshin nëpër një vrimë për të fituar qasje në një krah tjetër, ku sulmuan anëtarët e bandës rivale.

Të paktën gjashtë të burgosurve iu prenë kokat, të tjerët u qëlluan dhe disa u vranë nga granata.

Policia arriti të dërgonte në siguri gjashtë kuzhinierë, të cilët ishin bllokuar në krahun ku ndodhi lufta dhe vetëm dy policë u plagosën.

Drejtori i burgut të Ekuadorit, Bolivar Garzon, tha se policia kishte hyrë në burg në orën 14:00 me orë lokale të martën dhe kishte gjetur 24 trupa.

Sipas Garzon, të shtënat u përsëritën brenda burgut gjatë natës të martën deri të mërkurën dhe derisa policia kaloi nëpër krahët e burgut një nga një, ata gjenden më shumë trupa të tjerë, duke shkuar kështu numri i viktimave në 116.

Katërqind oficerë u dërguan përsëri në Litoral Penitentiary të enjten në mëngjes në mes të raporteve për të shtëna armësh dhe shpërthime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori