LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: Mbi 73% e qytetarëve mendojnë se takimi në Bruksel ndikon në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Sondazhi nga Pyper: Mbi 73% e qytetarëve mendojnë se takimi në Bruksel ndikon në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me takimin në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Mbi 73% e qytetarëve të anketuar mendojnë se takimi në Bruksel do të ndikoj në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Rreth 27% e qytetarëve mendojnë se ky takim nuk qetëson situatën e tensionuar në veri të Kosovës.


Mbi 88% e respodentëve mendojnë se SHBA ka më së shumti ndikim në qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Rreth 22% e tyre mendojnë se meritat për qetësimin e situatës në veri do të shkonin për Bashkimin Evropian.

Rreth 65% e një mijë respodentëve pjesëmarrës në këtë sondazh mendojnë se ngjarjet në veri të Kosovës do të përshpejtojnë procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Mbi 35% e qytetarëve mendojnë se situata në veri ngadaleson dialogun.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori