LAJMI I FUNDIT:

ESHS nuk do të kërkojë shtyrjen e regjistrimi të popullsisë në Maqedoni

ESHS nuk do të kërkojë shtyrjen e regjistrimi të popullsisë në Maqedoni

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski për TV21 deklaroi se nuk ka nevojë për shtyrje të afatit të regjistrimit. Ai shprehet i bindur se i gjithë procesi do të përmbushet në kohë.

Një pjesë e qytetarëve ankohen se regjistruesit aspak nuk kanë ardhur nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa për këtë qëllim, ESHS hapi zyra në çdo komunë në mënyrë që qytetarët të regjistrohen.

Ndërkaq nga Qeveria njoftuan se nuk është biseduar për vazhdim të regjistrimit dhe se ESHS do të ketë fjalën përfundimtare.


Ndryshe, regjistrimi në mars të këtij viti u shty për në shtator pas takimit mes kryeministrit Zaev dhe liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski./Telegrafi/