Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka reaguar pas postimi të një lajmi se gjoja janë gjetur eshtrat e veprimtarit Ukshin Hoti.
“Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është në dijeni të një artikulli që e ka publikuar portali i lajmeve Albanian Post më 27 shtator 2021, i cili përmban informata të pasakta që i atribuohen një burimi të pa emër nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lidhur me eshtrat e profesorit Ukshin Hoti”.
Kryqi i Kuq thotë se ky raportim i pasaktë ka shkaktuar shqetësim te familjarët e personit të apostrofuar.
“KNKK-ja dëshiron të theksojë fuqishëm se ky raportim është krejtësisht i pasaktë dhe nuk bazohet në asnjë informatë të marrë nga KNKK-ja. Për më tepër, KNKK-ja bashkëndjen fuqishëm me familjarët e profesorit Hoti, në të cilët ky artikull ka pasur ndikim të keq emocional. Raportimi i pasaktë vetëm ua shton shqetësimin familjarëve të personave të zhdukur”.
Kryqi i Kuq njofton se familjet e personave të zhdukur lajmet për identifikimin e tyre ua kumton vetëm Qeveria.
“KNKK-ja ka punuar në emër të familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë qe më shumë se 20 vjet, por përgjegjësia për t’i informuar familjarët për identifikimin e të dashurve të tyre u takon vetëm autoriteteve përkatëse qeveritare që merren me çështjen e personave të zhdukur. Si rregull, emrat e të identifikuarve nuk u jepen mediave. Është në diskrecion të familjarëve që ta bëjnë këtë, nëse duan”.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se raportimi i rrejshëm pengon përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Për hir të familjarëve të personave të zhdukur, të cilët edhe ashtu kanë jetuar në dhimbje dhe ankth kaq gjatë, KNKK-ja dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast që t’i lavdërojë të gjithë gazetarët dhe mediat që raportojnë për këtë çështje me ndjesi dhe saktësi dhe që nuk duan ta rëndojnë më tej barrën që familjarët e personave të zhdukur e kanë bartur mbi supet e tyre qe një kohë të gjatë. Raportimi i pasaktë, edhe nëse është i paqëllimshëm, i pengon përpjekjet e të gjithë aktorëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë për ta zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur”, thuhen në fun të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje