Aldi Rama, 21-vjeçari i cili vrau me armë zjarri efektivin e policisë Saimir Hoxha, është vetëqëlluar me armë. Zyrtarisht policia bën me dije se 21-vjeçari është në gjendje kritike për jetën.
Të dhënat janë ende paraprake dhe pritet të kemi njoftim më të detajuar për gjendjen shëndetësore të 21-vjeçarit.
“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular”, thotë Policia e Lezhës në njoftimin e saj për mediat.
Prej orës 10:30 kur ai qëlloi për vdekje oficerin e policisë në Ishull Lezhë, forca të shumta policie vijonin operacionin për kapjen e tij.
44-vjeçari Saimir Hoxha me detyrë oficer i Krimeve në Policinë e Lezhës, po patrullonte me kolegët e tij në zonën e Kune Vainit për kultivim kanabisi, kur u qëllua nga Aldi Rama, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike në vitin 2021 dhe mbajtje të armëve të ftohta në 2020.
Bazuar në dëshmitë e 4 kolegëve të viktimës, Saimir Hoxha ka qenë i pari që i është afruar makinës së Aldi Ramës, nën dyshimin se ajo kishte targa të vjedhura. Në të dyshohet se ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Vrasësi, që ndodhej në anën e pasagjerit, e ka qëlluar sapo polici 44-vjeçar i është afruar dhe është larguar me shpejtësi duke mos u lënë kohë të tjerëve të reagojnë. Është e paqartë se përse i riu ndodhej i armatosur në zonë, ndërsa dyshohet se ai mund të ishte i angazhuar në ruajtjen e parcelave të mundshme të kanabisit./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A