LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut është e para në rajon në fushën e transparencës

Maqedonia e Veriut është e para në rajon në fushën e transparencës

Maqedonia e Veriut tregohet si një shembull i shkëlqyeshëm që vendet e tjera duhet të ndjekin në hulumtimin për “Hapjen e Pushtetit Ekzekutiv” në analizën e së cilës u përfshin Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, në një konferencë të mbajtur sot në Podgoricë, me rastin të Ditës Botërore për qasje të lirë në informacionet publike.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut fitoi një rekord 83.43% të kritereve të përcaktuara në fushën e transparencës. Pas saj është Serbia me 74.9%, e ndjekur nga Mali i Zi me 59.5 dhe në fund Bosnja dhe Hercegovina me 47.7% të numrit maksimal të pikëve të mundshme.

Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokracinë, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët në Rrjetin Rajonal të OSHC – Rrjeti i llogaridhënies, teknologjisë dhe hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatitën një vlerësim të gjendjes së mirë qeverisjen e kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnj dhe Hercegovinës.


Hulumtimi dhe vlerësimi është rezultat i një kërkimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e Hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Rezultatet më të mira arrihen nga ministritë në Maqedoninë e Veriut me 62% dhe si vendi i parë në rajon që krijoi një politikë të tillë (Strategjia e Transparencës), Maqedonia e Veriut dha një shembull se si institucioni duhet t’i qaset sistematikisht dhe t’i drejtojë përpjekjet e tij drejt proaktivitetit transparencën dhe hapjen ndaj qytetarëve të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori