LAJMI I FUNDIT:

Kallëzimi penal ndaj Ikballe Berisha-Hudutit për shtytje në terrorizëm – ishte hartuar bazuar në postimet në Facebook

Kallëzimi penal ndaj Ikballe Berisha-Hudutit për shtytje në terrorizëm – ishte hartuar bazuar në postimet në Facebook

Hetuesi policor Jeton Jetullahu në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar se  kallëzimin penal ndaj të akuzuarës Ikballe Berisha-Huduti e ka ngritur duke u mbështetur në postimet e saj në rrjetin social “Facebook”.

Këtë deklaratë dëshmitare Jetullahu e ka dhënë në seancën e së martës, në gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Berisha-Huduti po akuzohet se kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj autoriteteve amerikane të cilët kishin realizuar një sulm në Irak, ku kishte mbetur i vrarë gjenerali dhe udhëheqësi i gardës revolucionare të Iranit, Qassem Solejmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari Jetullahu ka thënë se me 4 janar 2020, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, e akuzuara Huduti në profilin e saj kishte postuar shkrimin që u përdor për hartimin e kallëzimit penal.


Jetullahu ka lexuar postimin e Hudutit ku bënte thirrje për hakmarrje ndaj dy vrasjeve që kishin ndodhur në Iran nga autoritetet amerikane.

“Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Dëshmitari Jetullahu ka thënë se pas pranimit të këtyre mesazheve e kishte përpiluar kallëzim penal këtë rast dhe të njëjtin e kishte dërguar në Prokurorinë Speciale, më 6 janar 2020.

Tutje, dëshmitari ka thënë se pas pranimit të urdhëresës, të njëjti kishin bastisur shtëpinë e të akuzuarës Berisha-Huduti, ku edhe kishin sekuestruar, një USB, një llaptop, një telefon mobil dhe dy fletore me shënime.

Ai tha se pas analizimit të këtyre pajisjeve, nga telefoni i të akuzuarës Berisha-Huduti ishin gjetur dëshmi se e akuzuara ka bërë postimet e lartpërmendura dhe disa postime tjera që lidhjen me vrasjen e gjeneral Sylejmanit, për të cilat tha se janë të bashkangjitur në raport.

Po ashtu dëshmitari ka thënë se gjatë një komunikimit me “Whats app” me Bujar Rugoven e akuzuara i kishte thënë se “shiko se çfarë bombe kamë qit në Facebook”.

Ndërsa në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues gjykatësit, Vesel Ismajli se a e keni ngrit kallëzimin penal mbështetur në thënien e të akuzuarës “shiko se çfarë bombe kamë qit në facebook”, dëshmitari Jetullahu ka thënë se kallëzimin penal e ka ngritur duke u mbështetur në postimit e lartcekura, e jo nga kjo thënie.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, mbrojtësja e të akuzuarës Berisha-Huduti ka pasur vërejte në dëshminë tij.

Kurse, gjatë kësaj seance pasi që aktakuza është konsideruar e lexuar, dhe pasi që e akuzuara Berisha-Huduti përsëri është deklaruar e pafajshme është dhënë edhe fjala hyrëse.

Në fjalën hyrëse prokurori special Afrim Shefkiu ka thënë se kjo aktakuzë është e mbështetur në fakte vendimtare dhe në provat materiale të propozuara si në aktakuzë, dhe po ashtu konsiderojmë se gjendja faktike e përshkruar në aktakuzë do të vërtetohet nga provat materiale, si dhe do të vërtetohet se e akuzuara Berisha-Huduti e ka kryer veprën për të cilën po ngarkohet.

Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarës Berisha-Huduti, avokatja Kosovare Kelmendi në fjalën hyrëse ka thënë se e akuzuara në rrjetin social ka shprehur një mendim dhe një përshkrim apo interpretim të një ajeti kuranor apo një thënie nga një libër i shenjët, ku sipas saj duke përshkuar një situate apo ndodhi nuk mund të konsiderohet nxitje apo hakmarrje në kuptim të shtytjes apo nxitjes së akteve terroriste.

Kelmendi ka kërkuar nga gjykata që e akuzuara Berisha-Huduti të lirohet nga akuza.

Kurse e akuzuara Berisha-Huduti e ka përkrahur fjalën hyrëse të avokates Kelmendi, si dhe ka kërkuar nga trupi gjykues të gjykohet drejtësisht, pa mëshirë  dhe pa justifikim.

Me kërkesë të avokates Kelmendi është ndërprerë seanca e së martës, ndërsa e radhës pritet të mbahet me 6 tetor 2021.

Ky rast fillimisht i ishte ndarë në punë gjykatëses Albina Ramaj–Shabani, mirëpo pas rritjes së numrit të gjykatësve në këtë departament, ky rast i është caktuar gjykatësit Vesel Ismajli.

Sipas aktakuzës së përpiluar me 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se me 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga  neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori