LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri dy vetura në Pejë

Përfshihen nga zjarri dy vetura në Pejë
Ilustrim

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në qytetin e Pejës. Policia përmes raportit ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë përfshirë dy vetura pronë e viktimës mashkull kosovar dhe një pjesë e objektit të tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.


Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/