LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Ollçak: Maqedonia e Veriut ka klimë të shkëlqyer të biznesit dhe mundësi për zhvillimin e kompanive të cilat janë orientuara ndaj inovacioneve

Zaev-Ollçak: Maqedonia e Veriut ka klimë të shkëlqyer të biznesit dhe mundësi për zhvillimin e kompanive të cilat janë orientuara ndaj inovacioneve

Maqedonia e Veriut është vend me klimë të shkëlqyer afariste ku kompanitë kanë mundësi për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të investimeve, është konkludimi nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të “Philip Morris International”, Jacek Ollçak.

Kjo është vizita e parë e Ollçal në Maqedoninë e Veriut, ku kjo kompani multinacionale ka marrëdhënie të partnerit me “Kombinatin e duhanit” – Prilep në kompani të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, të Bujqësisë Arijanit Hoxha dhe i Shëndetësisë Venko Filipç, si dhe udhëheqësia “Kombinatit të duhanit”-Prilep.


Nga Qeveria kumtuan se në takim, Zaev theksoi se kjo vizitë e parë zyrtare e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të “Philip Morris International” është vetëm konfirmim se kompanitë globale e njohin Maqedoninë e Veriut si partner të sigurt për investimet e veta.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Philip Morris International”, Jacek Ollçak theksoi se “Philip Morris International”, është i kënaqur nga ajo si zhvillohet bashkëpunimi me Qeverinë dhe udhëheqësinë e “Kombinatit të duhanit”-Prilep.

Në takim u bisedua për procesin e transformimit të “Philip Morris International” në kuadër global ku në vitin 2016, kompania deklaroi se po riorientohej në prodhimin e alternativave më pak të dëmshme.

Ollçak theksoi se “Kombinati i duhanit” – Prilep dhe Maqedonia e Veriut mund të luajnë një rol në atë proces transformimi, duke shtuar se kompania ka një vizion të guximshëm për një botë pa tym duhani dhe se me proaktivitet janë të mundshme ndryshime të mëdha dhe zhvillimi është i mundur.

Viteve të fundit “Philip Morris International” së bashku me “Kombinatin e duhanit”-Prilep arritën të krijojnë kompani efikase dhe përfituese e cila vendosi standarde të reja edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e “Filip Moris”, përveç drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, ishin të pranishëm edhe Marko Marioti, kryetar për Evropën Lindore në kuadër të “Filip Moris”, Aleksandar Jakovljeviq,, drejtor i përgjithshëm i EJL-së, Ivan Kostiq, drejtor i përgjithshëm i “Filp Moris Kombinatit të duhanit” – Prilep (FMKDP) SHPK Shkup, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori