LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para pas tërmetit të fuqishëm në ishullin Kretë të Greqisë

Pamjet e para pas tërmetit të fuqishëm në ishullin Kretë të Greqisë

Disa ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet që tronditën Kretën mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti i parë, me magnitudë 5.8, u regjistrua në 9.17 sipas kohës lokale, i ndjekur nga dy tërmete më të dobët me magnitudë 3.8 dhe 4.5 të shkallës Rihter.


Tërmetet ndodhën rreth dhjetë minuta larg njëri-tjetrit, dhe sipas mediave lokale, ndërtesave u shkaktuan dëme më të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, tre persona u bllokuan në shtëpi të shkatërruara.

Tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur në Greqi
Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur në Greqi

Kështu, ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin dy persona në Arkalaohori dhe një person në Pacideros.

Sipas informacioneve të para, disa ndërtesa dhe shtëpi u dëmtuan rëndë, dhe dëme materiale u vunë re edhe në kishat.

Ndërsa pamjet e para vijnë nga atje, njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre në panik dhe shumë nuk lejohen të kthehen brenda. /Telegrafi/