LAJMI I FUNDIT:

Mikro vetura e re elektrike arrin nga Izraeli, do të kushtojë 12.500 euro

Mikro vetura e re elektrike arrin nga Izraeli, do të kushtojë 12.500 euro

City Transformer është edhe një prej tentimeve tjera të start-up që tenton t’i jep përgjigje asaj se si do duket mjeti personal i transportit nëpër qytet në të ardhmen.

Kompania nga Izraeli është duke zhvilluar këtë veturë të vogël elektrike, që është vetëm 2.5 metra dhe mban logon e CT1, transmeton Telegrafi.


Dizajnerët erdhën deri te premisa që mjeti motorik duhet të ketë një kabinë sa më të vogël, me qëllim që të zë sa më pak hapësirë nëpër parkingjet e qyteteve të mëdha, e të njëjtën kohë të jetë mjaftueshëm stabil në vozitje – duke marrë se ka një profil të lartë.

Zgjedhje për këtë kanë gjetur duke u bazuar në mekanikë, që sipas nevojës mund të ndryshojë gjerësinë e saj. Në fakt – i gjerë është 140 centimetra, e gjatë parkimit mund të “tkurret” në vetëm 100 centimetra, pasi që rrotat futen brenda karrocerisë.

CT1 përdor dy motorë të vegjël elektrik me nga 10 kuaj-fuqi, që janë të vendosur në pjesën e pasme – e fuqia totale është 20 kuaj-fuqi.

Kur rrotat dalin jashtë, vetura mund të zhvillojë shpejtësinë prej 90 kilometra në orë, e me rrota brenda shpejtësia maksimale është e kufizuar në 40 kilometra në orë.

Bateria e mjetit është e vendosur në “dysheme”, kurse prodhuesi vlerëson që autonomia në vozitje e këtij mjeti është nga 120 deri në 180 kilometra. Kjo veturë arrin të mbushet për 30 minuta.

City Transformer ka zbuluar se çmimi i mjetit është 12.500 euro, e të interesuar duhet të depozitojnë 150 euro për ta rezervuar, e kjo shumë u kthehet në rast se ndërrojnë mendje. /Telegrafi/