LAJMI I FUNDIT:

Fundi i sezonit të serialit “Rrushe” – Një përmbyllje e bukur i një tregimi të jashtzakonshëm

Fundi i sezonit të serialit “Rrushe” – Një përmbyllje e bukur i një tregimi të jashtzakonshëm

Episodi i fundit i serialit “Rrushe”, njëkohësisht edhe i fundit i kësaj sezone, ishte i mbushur me kthesa, befasi e ndodhi. Mirëpo, përtej këtyre, ishte një përmbyllje e asaj që pamë gjatë njëzet episodave të këtij seriali.

“Rrushe filloi rrugëtimin para pesë muajsh, si një serial që parashihej të thyente barrierat e serialeve vendore, sidomos atyre dramë dhe krim. Pesë muaj më vonë, ky parashikim duket se u realizua. “Rrushe”, me Vesa Pirullin në krye, me nostalgjinë që na ofroi Lëvizja Qëndresa, me sfidat e rinisë që na solli Armendi dhe Blerta, e me vështirësitë që ballafaqohen prindërit si Merita e Mentori, në një qytet ku drejtësia nuk është virtyt kryesor, na solli një tregim thuajse të përkryer të realitetit tonë si popull.


Episodi i njëzetë fillon me shtëpinë historike të Faruk Pirullit, njeriut që luftoi për mbijetesë më shumë se për krenari, ironikisht të vdekur nga dora e tij, i dorëzuar përballë të vërtetës. Mirëpo, me vdekjen e tij zbulohet edhe një tjetër detaj. Dinora Bejta, apo ndryshe Flaka Lahu, ishte e gjallë gjatë gjithë kohës, e lidhur dhe e fshehur nga Faruku. Ky i fundit meritonte rënien, mirëpo si duket nuk kishte aq keqësi brenda sa ta vriste edhe vajzën e atij që ia shkatërroi jetën, Musë Lahut.

Vesa Pirulli pajtohet me realitetin. E ndihmuar nga vëllau i saj, Vesa arrinë të këndellet. E bashkë me këtë, ajo kupton se është koha e duhur për veprimin e fundit. Vesa ngjitet në terrasë dhe ndezë zjarrin, e pastaj gjuan fletoren e Lëvizjes Qëndresa në të.

Kthesa më e papritur e serialit “Rrushe” ndodhë pikërisht pas disa muajsh. Gjërat janë qetësuar, e Vesa largohet nga qyteti për të përfunduar artikullin e saj të fundit, tregimin e vërtetë të Lëvizjes Qëndresa. Teksa Vesa shkruan, ne shohim Besa Zenelin, nënën e Arsimit të ndjerë, të cilës në derë të banesës i shfaqet një cantë e mbushur me para. Në “Rrushe”, shpeshherë protagonisti më i papritur arrinë të bëhet triumfues, e në këtë rast ky është Armend Pirulli. Para se të shkatërronte fletoren e Lëvizjes Qëndresa, Armendi kishte marrë fletoren dhe kishte zbuluar kodin e famshëm. Pasi kishte tërhequr paratë, ai kishte vendosur që ato t’ia dërgonte njeriut që më së shumti meritonte jetë më të mirë, nënës së shokut të tij të ndjerë, Besës.

Kur të gjitha linjat e serialit “Rrushe” duken se kanë marrë fund, në skenën e fundit shihet Alexander Muller, përgjegjes për menaxhimin e kontos së Lëvizjes Qëndresa. I lidhur dhe i rrahur nga disa persona të panjohur, të cilët kërkojnë të dijnë se ku gjinden paratë, Alexander Muller përgjigjet shkurt: “Armend Pirulli”.

Ky fund dramatik na bën të shpresojmë për një sezonë të re, tejet dramatike të serialit vendor “Rrushe”. Mirëpo, deri të arrijmë në atë ditë, në GjirafaVideo.com ju mund t’i shikoni të gjitha episodet e këtij seriali të mrekullueshëm vendor.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale

Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Dua Lipa do të luajë koncertin e saj më të madh deri më tani teksa, në Wembley Stadium qershorin e ardhshëm - pasi mahniti me performancën e saj në Glastonbury

Dua Lipa do të luajë koncertin e saj më të madh deri më tani teksa, në Wembley Stadium qershorin e ardhshëm - pasi mahniti me performancën e saj në Glastonbury

Magazina
Nicole Scherzinger tregon linjat e saj shumë të tonifikuara me bikini të vogla të zeza, teksa feston ditëlindjen e saj të 46-të

Nicole Scherzinger tregon linjat e saj shumë të tonifikuara me bikini të vogla të zeza, teksa feston ditëlindjen e saj të 46-të

Magazina
Kalo në kategori