LAJMI I FUNDIT:

Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja lehtësuese

Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja lehtësuese
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja lehtësuese antiCOVID.

Vitia në një konferencë për media tha se nga dita e hënë në fuqi do të hyjnë masat e reja, transmeton Telegrafi.


“Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës, jo më shumë se 20 nxënës në klasë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve”, tha ai.

Vitia shtoi tutje se, në qendrat tregtare dhe operatorët ekonomik stafi dhe klientët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose dëshmi se janë negativ me COVID-19.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori