LAJMI I FUNDIT:

Rugova dhe Hasani përzgjidhen për kursin “S2A Sport Mobility”, ndërsa Sefaja për Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve

Rugova dhe Hasani përzgjidhen për kursin “S2A Sport Mobility”, ndërsa Sefaja për Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti, të organizuar nga organizata ndërkombëtare “S2A Sport Mobility” dhe të financuar nga programi i Bashkimit Evropian: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”. Pjesëmarrës në kurs do të jenë 40 vijues nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa shumica prej tyre, nga tetë sosh, janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Vijuesit e përzgjedhur nga KOK-u, në bazë të kritereve të përcaktuara nga organizatori dhe të dërguara me kohë tek federatat sportive janë: Granit Rugova e Artina Hasani (basketboll), Endrit Syla e Blerina Imeri (KOK), Jeton Oruqi (pingpong), Gresa Bakraqi (atletikë) dhe Venita Smakaj e Fjona Xhelili (sporti universitar).


Koordinator për Kosovë është Endrit Syla, ndërsa në njërin prej moduleve nga Kosova do të ligjërojë edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Ai do të ligjëroj rreth temës për planet strategjike të organizatave sportive.

Kursi mbahet në tri module, nga një javë për secilën, dhe organizohet gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor 2021. Modulet ishin paraparë të mbahen në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, por që shkaku i pandemisë Covid 19 do të mbahen online.

Trajneri i basketbollit, Dritëro Sefaja, është përzgjedhur nga Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për të vijuar “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”. Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori