LAJMI I FUNDIT:

Në Likovë janë zbuluar 52 emigrantë ilegal nga vendet afrikane dhe aziatike

Në Likovë janë zbuluar 52 emigrantë ilegal nga vendet afrikane dhe aziatike

Në fshatin Llojan të Komunës së Likovës sot rreth orës 6:30 zyrtarët policorë janë zbuluar 52 emigrantë ilegal nga vendet afrikane dhe aziatike.

Siç njoftojnë nga MPB, ata janë privuar nga liria dhe do të dërgohen në Qendrën transitore në Tabanoc.

Katër persona nga Pakistani janë arrestuar për shkak se tek ata janë gjetur substanca ilegale dhe armë të ftohta dhe se janë akuzuar se kanë sulmuar të tjerët në grup.


Ata ndodhen në SPB Kumanovë, ndërsa MPB pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/