LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjilan, i dyshuar për mashtrimi me subvencione

Arrestohet një person në Gjilan, i dyshuar për mashtrimi me subvencione

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), më konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, pas hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojnë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kllokotit. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi me subvencione”.

Siç njoftohet, i dyshuari N.P. (1986), gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme/marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2400 euro.

Më këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale: “Mashtrimi me Subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.


Ndërkaq në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është intervistuar, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim nga Prokurori i Prokurorisë Themelore-Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori