Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se që nga e hëna kur edhe u vendos reciprociteti me Serbinë sa i përket targave të automjeteve e deri më sot, ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme.
“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas statistikave nga MPB, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë lëshuar 1616 targa të përkohshme, në Merdar 1309, në Jarinje 13, në Bërnjak 11 e kështu me radhë.
Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjakë, pasi që qytetarët serbë edhe sot po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në këto pika.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë është deklaruar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targa.
Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.
“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025