LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM vazhdon t’i pengojë në Kuvend ndryshimet ligjore për ditën e diel që të jetë ditë jo pune

LSDM: OBRM-PDUKM vazhdon t’i pengojë në Kuvend ndryshimet ligjore për ditën e diel që të jetë ditë jo pune

Grupi i deputetëve të LSDM-së akuzoi se OBRM-PDUKM-ja opozitare me ditë të tëra i pengon në Kuvend ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës për ditën e diel ditë jo pune, me çka theksojnë, vazhdon të punojë kundër punëtorëve, kundër qytetarëve dhe interesave të tyre.

“Çka ka OBRM-PDUKM-ja aq shumë kundër punëtorëve sa që vazhdimisht pengon këto ndryshime ligjore? Këto ndryshime ligjore lejojnë 92 përqind të punonjësve të pushojnë të dielave dhe të krijojnë një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale.

Ata ende kundërshtojnë që 4.700 mësues dhe asistentë të arsimit të punësohen.


OBRM-PDUKM është kundër punëtorëve, kundër mësuesve, kundër personelit shëndetësor, kundër anëtarëve të Ushtrisë. Me një sjellje të tillë të papërgjegjshme, shkatërruese në dëm të qytetarëve, OBRM-PDUKM, e udhëhequr nga Mickoski, pret një humbje të re nga qytetarët”, tha në konferencë për shtyp në Kuvend, deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova.

Lidhur me iniciativën e parashtruar për formimin e komisionit anketues për konfirmimin e përgjegjësisë për rastin me spitalin modular të Tetovës, Ristova përsëriti se edhe komisioni anketues duhet të punojë ndaj fakteve dhe dëshmive.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Kalo në kategori