Britanikja pretendon se një fantazmë e ligë kishte pushtuar shtëpinë e saj për tre vjet: Më tërhiqte dhe më ngjitej nga rrobat e mia
Një grua thotë se shtëpia e saj ishte e pushtuar nga një ‘shpirt i ligë’ që u zhduk vetëm kur lindi vajzën e saj më të vogël.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëna e gjashtë fëmijëve, Charlene Smith, 36-vjeçare, nga Harlow, Essex në Angli, thotë se shtëpia e saj ishte e pushtuar nga një fantazmë e dhunshme midis vitit 2015 dhe 2018.
Ajo tha se kishte mbetur me gërvishtje dhe mavijosje nga ‘sulmet’ e fantazmës – dhe madje pretendon se ka kapur atë në kamera.
Në një përpjekje për ta larguar shpirtin e ligë, Charlene thirri gjuetarët e fantazmave të cilët u përshkruan ashtu si dhe një prift. Mirëpo, ajo thotë se u la e qetë nga fantazma vetëm kur lindi fëmijën e saj më të vogël, Chardonnay, tani tre vjeçe.
“Fantazma më kapte derisa isha duke ecur në shtëpi”, thotë Charlene.
“Më tërhiqte dhe më gërvishte. Ishte e fiksuar pas meje dhe vazhdimisht përpiqej të më tërhiqte dhe të ngjitej te rrobat e mia. Nuk mund të flija, pasi kisha shumë frikë se do të më prekte”, ka rrëfyer ajo.
Charlene beson se ngjarjet u shkaktuan pasi xhaxhai, të cilin ajo e adhuronte, vdiq në moshën 48-vjeçare kur ai ra nga shkallët në shtator 2015.
“Rrethanat rreth vdekjes së tij ishin traumatike dhe ne vuajtëm shumë si familje. Fillova të ndez qirinj dhe të kërkoj një shenjë prej tij. Pas kësaj filluan të ndodhin gjëra të çuditshme”, ka thënë Charlene mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak