LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të pyjeve në rajonin e Ferizajt

Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të pyjeve në rajonin e Ferizajt
Foto: Ilustrim

Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arritur të arrestojnë të kërkuarin nga Gjykata, E.R, 46 vjeçar, për vjedhje të pyjeve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej tre muajve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/