Problemet e qytetarëve jo vetëm me borxhet e vjetra, por edhe harxhimet shpesh të larta të përmbarimit, si rezultat i ekzistimit të kamatave që janë rritur për disa vite për shkak se ato nuk rrjedhin prej datës kur është sjellë vendimi, por prej ditës kur borxhi ka arritur për pagesë, pritet të zgjidhen me propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie obligative apo të detyrimeve.
Në të kaluarën ka pasur raste që si rrjedhojë e kamatave një borxh prej 1000 denarë është rritur deri në 10 mijë denarë në emër të kamatave të borxheve të vjetra për të cilat qytetarët me vite ankohen se as nuk kanë pasur dijeni se kanë pasur borxhe, ndërsa më vonë kanë pasur obligim të paguajnë shuma të majme për borxhe të vjetra.
Pas lehtësimeve të ndryshme në vitin e kaluar, kur qeveria miratoi një pjesë të kërkesave të organizatave joqeveritare siç ishin pagesa jo e imponuar nga ana e shfrytëzuesve e ndihmës së garantuar minimale, shtesës fëmijërore apo të ardhurat për siguri sociale të personave të moshuar etj, kjo është lehtësimi i radhës për brengat e qytetarëve që paguajnë faturat e vjetra për të cilat ndodh që as nuk janë njoftuar si duhet, e ato janë grumbulluar me vite deri në shuma të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.
Gjithashtu qytetarët që kanë të ardhurat nën mesataren shtetërore, përmbaruesit mund t’ju paguajnë një të pestën dhe jo një të tretën si më parë. Janë ulur pjesërisht edhe një pjesë e tarifave të përmbaruesve. Me zgjidhjen e fundit ligjore, pritet që shuma e kamatave të qytetarëve apo bizneseve që kanë për borxhe të vjetra, të mos jenë më të larta se borxhi themelor. Ose në rast se borxhi ka qenë vite më parë 2000 denarë, që ai sot të mos jetë së bashku me kamatat më i lartë se 4000 denarë kur llogariten kamatat e mbetura dhe të grumbulluara.
Këtë zgjidhje ligjore e propozojnë LSDM së bashku me partinë e koalicionit BDI dhe BESA, apo propozim Ligjin për marrëdhënie obligative me procedurë të shkurtuar për miratim e propozojnë Jovan Mitrevski, Snezhana Kalevska Vançeva, Fisnik Bekteshi Shaqiri, Bastri Bajrami dhe Mirosllav Jovanoviq. Në propozim-ligj thuhet ai do të hyjë në fuqi ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, ndërsa do të zbatohet nga një tetori 2021.
“Me miratimin e këtij ligji po zgjidhet një problem i madh dhe i rëndë për pjesëmarrësit në qarkullimin juridik. Njëherësh me nenin 1 të Propozim Ligjit rregullohet edhe shuma e kamatës që nuk mund të jetë më e lartë se shuma e bazës prej së cilës përllogaritet. Gjithashtu me nenin 389, kur shuma e kamatës së arritur dhe e papaguar kontraktuese do të arrijë shumën e bazës, ajo nuk do të rrjedhë më tej”, thuhet në Propozim Ligjin për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative apo të detyrimeve. Zgjidhja e re ligjore do të vlejë edhe për qytetarët edhe për bizneset për borxhet të ndryshme të vjetra të energjisë elektrike, telefonisë, bankave etj.
Mes tjerash me këtë propozim ligj pritet të rritet edhe shkalla e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në qarkullim, dhe të realizohet barabarësia e pritshme në qarkullimin juridik. Propozim ligji dukshëm do të përmirësojë edhe kushtet për udhëheqjen e biznesit për numrin më të madh të pjesëmarrësve në qarkullimin juridik, që janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ndryshe, Ligji i fundit për marrëdhëniet e detyrimeve u miratua në vitin 2001, që më vonë për disa herë të plotësohet dhe të ndryshohet, për të harmonizuar atë me legjislacionin evropian. Gjithashtu në periudhën e kaluar me zbatimin e zgjidhjes ekzistuese ligjore u paraqitën probleme të mëdha në raport me kamatat e Ligjit ekzistues që ndikonte edhe në shumë raste të marrëdhënieve debitore- obligative, ku kamatat ndëshkuese shpesh për disa herë tejkalonin borxhin kryesor, që pamundësonte kategori të caktuara të personave fizik dhe juridik, apo të qytetarëve dhe firmave të shlyejnë shumën e kërkuar, për shkak se e njëjta rritej në vazhdimësi, sidomos në kontestet kur pagesa dhe shlyerja zvarriteshin për disa vite.
Pas miratimit javë n e kaluar të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve që kamatat të mos të jenë më të larta se borxhi kryesor ,organizatat joqeveritare kanë përshëndetur atë , duke kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë retroaktive , apo të vlejë edhe për borxhet e vjetra. Aktivistja Ana Gligorova thotë se një borxh i vjetërsuar as nuk mund të ekzistojë dhe as duhet të paguhet. Ajo shton se ky ligj është i paqartë në aspektin juridik, për shkak se nuk është pranuar kërkesa e sektorit civil dhe ekspertëve që të definohet vjetërsia e borxheve për dhjetë vite si dhe përfshirja e përmbaruesve. Të paqarta mbeten edhe obligimet për kamatat e kontraktuara dhe ato ndëshkuese. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë