LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane falsifikoi rekordin botëror të shpejtësisë?

Kompania amerikane falsifikoi rekordin botëror të shpejtësisë?

Të gjithëve u pëlqen ngasja e shpejtë, vetëm disa kompani e pëlqejnë atë pak më shumë.

Ne vetëm të kujtojmë kur Bugatti Chiron theu rekordin botëror dhe shkoi me një shpejtësi prej 490.484 km/h, dhe ne gjithashtu mund të kujtojmë një rekord të ngjashëm të SSC Tuatar.

Ky rekord i SSC Tuatare ka krijuar shumë polemika dhe njerëzit në të gjithë botën kanë bashkëngjitur dëshmi se gjithçka ishte e sajuar dhe SSC mohoi gjithçka.


Kompania amerikane filloi të merrej seriozisht me super veturat deri në vitin 2012, dhe në vitin 2019 ata njoftuan Tuatara-n e famshme, një super makinë me 1,750 kuaj fuqi.

Vetura mundësohet nga një motor 5.9 litra V8 me dy turbo, i cili zhvillon 1.750 kuaj fuqi, dhe kjo fuqi transmetohet te rrotat përmes një transmetimi robotik CIMA me shtatë shpejtësi që ndryshon shpejtësinë në më pak se 100 milisekonda. Vetura peshon 1,247 kg dhe ka një koeficient të rezistencës së ajrit prej 0.279.

Me të drejtë mund të thuhet se kjo veturë sfidon edhe ligjet e fizikës.

Le të kthehemi në tetor të vitit 2020, kur SSC publikoi një video të Tuatara duke vozitur me gati 500 km/orë.

Njerëzit shkuan aq larg sa të shikonin distancën që Tuatara përshkoi përmes “Google Maps” dhe llogaritën kohën.

Sipas llogaritjes dhe të dhënave të disponueshme, Tuatara në fakt shkoi më shpejt se sa u paraqit në video, kështu që habiti shumë.

A do të thotë kjo se video është redaktuar dhe e rreme?

Të dhënat dhe videot GPS nuk përputheshin dhe ishte aq e qartë sa dita, dhe një grup tjetër ekspertësh bënë kërkimin dhe arritën në një përfundim identik.

Shikoni videon. /Telegrafi/