LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni

Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni

Standardi i jetesës është dyfishuar në vitet e fundit, tha zv. kryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, koordinimin me departamentet ekonomike dhe investimet Fatmir Bytyqi. Ai përmendi rritjen e pagës minimale në raport me shportën e konsumatorit.

“Në vitin 2013, ishte e nevojshme 3.2 paga minimale për të mbuluar shportën e konsumatorit, për të cilën po flasin sindikatat. Në vitin 2017, me rritjen e pagës minimale, gati një pagë minimale ishte e nevojshme më pak, ndërsa në vitin 2021, pavarësisht nga fakti që paga minimale u rrit me vetëm rreth 200 denarë, në këtë moment nevojiten 2.2 paga minimale për të mbuluar shpenzimet e një shporte për një familje prej katër vetash”, tha Bytyqi për “Sitel”.

Shporta sindikale për gushtin e këtij viti arrin në 34.342 denarë, dhe është rritur me 214 denarë krahasuar me atë të mëparshëm për korrikun.


Por, nëse ka një student në familje, shporta e sindikatës për muajin gusht 2021 është së paku 42.342 denarë, e llogaritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë Shumica e parave duhet të ndahen për ushqim dhe pije, 14.633 denarë, për strehim 10.818 denarë. 2.382 denarë për higjienë personale, dhe një minimum prej 2.529 denarë për transport. Për kulturë 1.068 denarë dhe 736 denarë për shëndetin.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori