Me paraqitjen e COVID-19 në përgjithësi në botë dhe në veçanti në Kosovë, një pyetje e cila është shtruar shpesh është se si përcaktohet nëse një vdekje ka ardhur nga COVID-19 ose jo.
Dhe disa studime tregojnë se njerëzit janë të ndarë ashpër për ashpërsinë e virusit.
Madje, gati një në tre qytetarë amerikanë besojnë se coronavirusi nuk ka vrarë aq shumë njerëz sa është raportuar.
Ndërkohë nuk kanë munguar as teoritë e konspiracionit, përcjell Telegrafi.
Realiteti është se caktimi i një shkaku të vdekjes nuk është gjithmonë i drejtpërdrejtë, madje edhe para pandemisë.
Në këtë drejtim, nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Kosovë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për definimin e rasteve të vdekura nga COVID-19, apo shkaktarë të tjerë, përdoren udhëzuesit e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve”.
Udhëzuesi, të cilit Ministria e Shëndetësisë i referohet, u publikua më 16 prill 2020.
Në këtë udhëzues thuhet se “një vdekje, si pasojë e COVID-19, definohet për qëllime të mbikëqyrjes si një vdekje nga një sëmundje klinikisht e përputhshme në një rast eventual ose të konfirmuar me COVID-19″.
“Përveç nëse ka një shkaktar alternativ të vdekjes, që nuk mund të lidhet me sëmundjen e COVID-19 (si p.sh. trauma)”, thuhet në këtë udhëzues.
Në mënyrë që një vdekje të përcaktohet se është shkaktuar si pasojë e COVID-19, sipas OBSH-së, nuk mund të ketë një periudhë të shërimit të plotë nga COVID-19 dhe vdekjes së pacientit.
“Një vdekje si pasojë e COVID-19, nuk mund t’i atribuohet një sëmundjeje tjetër (p.sh. kancerit) dhe duhet të numërohet pavarësisht gjendjeve ekzistuese që dyshohet se kanë nxitur përkeqësim të COVID-19”, thuhet në raport.
Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi formën se si një vdekje hyn në mesin e numrave të vdekjeve ditore nga COVID-19.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Radion Evropa e Lirë se “kjo çështje është strikt procedurë e klinicistit që merret me rastin”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!