LAJMI I FUNDIT:

Martohet kreatorja e njohur shqiptare, Diana Qerimi

Martohet kreatorja e njohur shqiptare, Diana Qerimi

Kreatorja e njohur kosovare, Diana Qerimi, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj prej shumë vitesh, Dren Berisha.


Çifti ceremoninë e dasmës duket se e kanë realizuar në Shqipëri, pasiqë në Kosovë me masat e reja u ndaluan të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore.

Kida (Foto: Instagram)

Kjo është mësuar në bazë të disa postimeve të ndara në rrjete sociale nga këngëtarja Orhidea Latifi – Kida, e cila është mike e ngushtë e dizajneres shqiptare.

Të gjitha lajmet nga Diana Qerimi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diana Qerimi

Bukuroshja duket e mahnitshme në fustanin e bardhë transparent e me një stil flokësh të thjeshtë.

Kida (Foto: Instagram)

E njëjta prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në fushën e modës me bashkëpunimet që ka bërë me figurat publike.

Diana ndërkaq momentalisht është njëra nga stilistet më të kërkuara në vend dhe më gjerë. /Telegrafi/

Diana Qerimi (Foto: Instagram)