LAJMI I FUNDIT:

Me rastin e ditëlindjes së 70-të, BRM rikthen veturën legjendare P15 V16 – vetëm tri sosh do të prodhohen

Me rastin e ditëlindjes së 70-të, BRM rikthen veturën legjendare P15 V16 – vetëm tri sosh do të prodhohen

Nga auto-industria britanike nuk ka mbetur edhe aq, por edhe ato pak që janë shumë të bukura.

Në mesin e tyre është edhe British Racing Motors (BRM), që së fundmi ka prezantuar veturën për gara P15 V16, një prej tre sosh që shënojnë 70-vjetorin e ekzistencës, transmeton Telegrafi.

Bolid është vetura e parë që mori pjesë në ngjarje të mëdha si Goodwood Revival. Projektin e udhëheq John Owen, djali i kreu të ekipit të Formula 1 të BRM, Sir Alfred Owen, që njëherit është përgjegjës për rikthimin e bolidit V16.


Është interesant sesi janë përdorur një sërë shasish origjinale, të cilat qysh nga vitet e 50-ta ishin dedikuar për programin garues, tek të cilat kurrë nuk janë bërë ndryshime.

Kujtojmë se bëhet fjalë për bolidin e parë P15 nga viti 1953, të prodhuar bazuar në disa dokumente origjinale që janë gjetur.

Bëhet fjalë për 36.000 pjesë që montohen dhe krijojnë motorin 1.5 V16 me afro 4.000 komponentë tjera.

Motori prodhon rreth 600 kuaj-fuqi. E me rastin e 70-vjetorin të ekzistencës do të prodhohen vetëm tre bolidë. /Telegrafi/