LAJMI I FUNDIT:

BDI: Aleanca për Shqiptarët i vihet në mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve

BDI: Aleanca për Shqiptarët i vihet në mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër edhe ndaj pretendimeve të fundit skandaloze të Aleancës për Shqiptarët, të cilët i vihen në mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve dhunues të policisë dhe institucioneve.

Nga atje theksojnë se Aleanca për Shqiptarët nuk dënon dhunën e shkaktuar gjatë protestave të djeshme në qytetin e Tetovës.

“Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as sulmet ndaj forcave të rendit të shkaktuara pikërisht nga protestuesit gjatë ditës së djeshme.


Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as dhunën ndaj grave përmes fjalëve ofenduese dhe parullave të ngjashme duke vënë në shënjestër gratë në këtë rast.

Por përkundrazi, Aleanca për Shqiptarët i’u vihet në mbrojtje kriminelëve të dëshmuar dhe dhunuesve ndaj grave”, thonë nga BDI.

Nga atje u bëjnë thirrje që të gjitha forcat politike në vend të distancohen nga dhuna nëpër protesta, të bëjnë kujdes në gjuhën e përdorur ndaj grave sepse janë akte të ulta dhe nuk i përkasin një demokracie të lartë qytetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori