Poezi nga: Seamus Heaney
Përktheu: Rajmonda Çollaku
Në fund të gushtit, si të mbante shi me shtamba dhe diell
një javë plot, do piqeshin manaferrat.
Në fillim veç njëra, një kokël e shndritshme ngjyrëvjollcë
mes shoqeve, të kuqe, të blerta, të forta si xhungë.
Ti atë e kafshoje të parën me tulin e ëmbël
si musht dhe gjaku i beharit përbrenda
të linte njolla mbi gjuhë dhe joshë për
t`i mbledhur. Ngjyroseshin dhe të kuqet më pas e ajo lakmi
na derdhte përjashta me bidonë qumështi, kanaçe e kavanozë
andej nga shqopa të grithte e çizmet të shngjyheshin barit të qullur.
Rreth grunoreve, misërishtave a brazdave me patate
ec e mblidh gjersa të mbusheshin enët plot,
gjersa fundin kumbues ta kishin zënë
jeshilet e përsipër piklat e bëshme të errëta që shndritnin
si një pjatancë me sy. Duart na përcëllonin
nga therat e gjembave, na ngjitnin pëllëmbët si të Mjekërkaltrit.
I hoqëm kokrrat e mira mënjanë në katua.
Por kur kadja u mbush gjetëm si lëmyshk,
një kërpudhë në të hirtë miu, që majmej në skutën tonë.
Binte erë dhe lëngu. Sa këputej nga ferra,
kokrra kur tharmohej, hidhësohej dhe tuli i ëmbël.
Më vinte të qaja çdoherë. Nuk ishte e drejtë
që gjithë kanaçet e mira kutërbonin kalbësirë.
Mbaja shpresë përvit se do rronin, dhe e dija që jo.
Shënim: Mjekërkaltri, personazh i tregimtarisë frënge të shek.XVI. Historitë rrëfejnë për një fisnik të dhunshëm qe e kishte bërë zakon të vriste bashkëshortet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit