LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shkëlqen në iHeart Radio Music Festival, ndërsa dhuron një performancë fantastike

Dua Lipa shkëlqen në iHeart Radio Music Festival, ndërsa dhuron një performancë fantastike

Të gjithë sytë ishin drejtuar tek Dua Lipa teksa hapi iHeartRadio Music Festival e veshur me një triko ngjyrë vjollcë dhe të zezë, ndërsa shfaqte lëvizjet e saj seksi të vallëzimit të premten mbrëma në Las Vegas.

Ndërsa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Love Again”, këngëtarja shqiptaro-britanike e muzikës pop, 26-vjeçare, shkëlqente në pamjen e saj elegante, e cila përfshinte një kostum me vija me xixa në pjesën e përparme që përputheshin me bizhuteritë e saj argjendi.


Fituesja e trefishtë e Çmimeve “Grammy” dukej shumë joshëse me veshjen e saj të errët, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bisht, shkruan DailyMail.

Ajo u shoqërua nga një numër i madh valltarësh rezervë me trupa të argjendtë metalikë, të cilët pasqyronin çdo lëvizje të Lipës, ndërsa ajo interpretonte këngën e saj “New Rules”, dhe disa nga hitet e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.

Lipa, e cila është në lidhje me vëllain e vogël të modeles Gigi Hadid, Anwar Hadid, dukej në humor të mirë, ndërsa nxirrte gjuhën jashtë dhe argëtohej në skenë para publikut.

Interpretuesja e hitit “Electricity” ishte e para që doli në skenën e iHeart Radio Music Festival, ku të pranishëm ishin edhe emrat e njohur si: Weezer, Cheap Trick, Darius Rucker, J. Cole, Nelly, Florida Georgia Line, Walker Hayes dhe Finneas në T-Mobile Arena Me

Në një moment, ndërsa admironte turmën, ajo bërtit duke thënë: “Vegas, kjo është e mahnitshme”.

“Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që ju të kaloni mirë”, vazhdoi Lipa.

Megjithë një vonese të gjatë që nga performanca e saj e fundit, Lipa emocionoi fansat në fillim të kësaj jave duke njoftuar datat e turneut të saj në Amerikën e Veriut për vitin 2022, i cili do të organizohet në rast se nuk shpërthen ndonjë valë tjetër e episdemisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori